Gjykimi në Hagë, sot dëgjohen dëshmitarët e parë
Pas deklaratave hyrëse të prokurorisë së specializuar dhe mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së, sot në Hagë fjalën do ta kenë dëshmitarët. Sipas njoftimit të Gjykatës Speciale, seanca gjyqësore do të fillojë nga ora 09:00, kurse për publikun do të transmetohet 45 minuta me vonesë, pra në 09:45. Seanca të ngjashme do të ketë edhe ditëve […]
Pas deklaratave hyrëse të prokurorisë së specializuar dhe mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së, sot në Hagë fjalën do ta kenë dëshmitarët.
Sipas njoftimit të Gjykatës Speciale, seanca gjyqësore do të fillojë nga ora 09:00, kurse për publikun do të transmetohet 45 minuta me vonesë, pra në 09:45.
Seanca të ngjashme do të ketë edhe ditëve në vazhdim më 12 dhe 13 prill, dhe pastaj më 17, 18, 19 dhe 20 prill.
Gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, filloi më tre prill të këtij viti.
Ata po qëndrojnë në paraburgim që prej nëntorit të vitit 2020.
Ish-krerët e UÇK-së janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha akuzat që rëndojnë mbi ta, siç janë krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.















