Gjykimi për vrasjen dhe djegien e vëllait, ekspertët tregojnë se a ishin funksionale armët që i kanë ekzaminuar

Ekspertët e balistikës, Lutfi Raci dhe Tefik Hoti, janë dëgjuar të mërkurën e 6 korrikut, në gjykimin ku Gani Kriezi, po akuzohet se në shkurt të 2020-ës në Bërnjak të Rahovecit, e ka vrarë dhe më pas e ka djegur vëllanë e tij, B.K.

Ilustrim

Është vërtetuar se arma e përdorur në vrasjen e vëllaut, një ngjarje nga viti 2020, ka qenë akoma funksionale dhe se koha e shkrepjes së saj, mund të vërtetohet nga një divizion  brenda Agjencisë Kosovare të Forenzikës.

Fillimisht, së pari në këtë seancë është dëgjuar eksperti Lutfi Raci, i cili duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit Ramiz Buzhala, ka treguar se çfarë konstatime ka nxjerrë nga ekspertiza që ia ka bërë armës “Crvena Zastava”, fishekëve dhe gëzhojës që i kishte objekt ekspertimi.

“Bazuar në rezultatet e ekspertimit kemi konstatuar se armë-pistoleta objekt ekspertimi është testuar dhe ka qenë funksionale”, ka thënë eksperti Raci.

Ai më tej ka theksuar se nga testet e bëra me armën, janë krahasuar me gëzhojën që ka qenë objekt ekspertimi, dhe se nga ai krahasim ka rezultuar se gëzhoja është shkrepur nga pistoleta “Crvena Zastava”.

Ndërsa, kur është pyetur se a mund të konstatohet koha se kur është shkrepur arma, eksperti tha se divizioni i tyre nuk e bën këtë ekspertizë, por një divizion tjetër brenda Agjencisë Kosovare të Forenzikës.

Më pas, në këtë seancë është dëgjuar eksperti tjetër, Tefik Hoti, i cili ka bërë ekspertizën për armën tjetër të tipit “Zoraki”.

Eksperti ka thënë se nga testimet që i kanë bërë armës ka rezultuar se e njëjta është funksionale dhe gjuan në mënyrë gjysmë automatike, mirëpo se arma në fjalë është konvertuar, që do të thotë se fillimisht është prodhuar për shkrepje të fishekëve të gazit, pastaj të njëjtës i është modifikuar tyta, që të bëhet shkrepja e fishekëve të një kalibrit 7.14x17mm.

Në këtë seancë, trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësi Drilon Haraçia, me propozim të prokurorit Buzhala, e pa kundërshtim të palëve tjera, kanë vendosur që t’i drejtohen AKF-së, meqenëse janë marrë mostrat e barutit se a mund të konstatojnë kohën e shkrepjes së armës, transmeton betimiperdrejtesi.

Seanca e radhës është caktuar që të mbahet më 2 gusht 2022, ku pritet të dëgjohen dëshmitarë të tjerë, si dhe ekspert të ADN-së.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika