Gjykimi “Thaçi dhe të tjerët”, lejohet që bashkëshorti i njërës prej viktimave të marrë pjesë në proces në emër të saj

Kërkesa e avokatit të njërës nga viktimat e paraqitura për të dëshmuar në çështjen "Thaçi dhe të tjerët", ashtu që bashëshort i të ndjerës i të dëshmojë në emër të saj, është pranuar.

Është lejuar që në gjykimin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçit, ish-kryeparlamentarit Kadri Veselit, ish-deputetit Rexhep Selimit dhe ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi të dëshmojë bashkëshorti i mbijetuar i njërës prej viktimave, pasi e njëjta kishte ndërruar jetë së fundmi.

Ky vendim është marrë nga trupi gjykues, me rastin e miratimit të kërkesës së avokatit të viktimave. I njëjti është publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara.

Në muajin prill të këtij viti ka nisur gjykimi në çështjen “Thaçi dhe të tjerët”. Në deklarimet e tyre, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, janë deklaruar të pafajshëm përakuzat që u kundërvihen.

Paraqitja e provave ka filluar më 11 prill, ndërsa deri tani kanë dëshmuar 15 dëshmitarë.

Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Gjithmonë, sipas aktakuzës, që të katërt pretendohen të kenë kryer krime lufte në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020.

Në paraqitjet e tyre të para në vitin 2010, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm. Njësoj kanë deklaruar edhe Veseli e Selimi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika