Gjykimi Thaçi dhe të tjerët, nis dëshminë oficeri i shërbimeve të inteligjencës së Britanisë

FOTO:Betimi për Drejtësi

Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka filluar dëshminë dëshmitari i 14-të me radhë në këtë çështje gjyqësore, Francis Ladwidge, oficer i shërbimeve të inteligjencës së Britanisë, që gjatë luftës ka shërbyer në Kosovë.

Ky dëshmitar mban kodin 02153 i cili do të përgjigjet fillimisht në pyetjet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), raporton ‘‘Betimi për Drejtësi’’.

Paraprakisht nga ana e mbrojtjes është kundërshtuar shënimi zyrtar i ZPS-së për dëshmitarin me kodin 02153, duke pretenduar se këto janë deklarime të reja të cilat i janë ofruar mbrojtjes gjatë fundjavës dhe se të njëjtit nuk kanë pasur kohën e mjaftueshme për t’u përgatitur.

Po ashtu, nga ekipet mbrojtëse është thënë se dëshmitari gjatë dëshmisë së tij para ZPS-së ka dhënë shumë opinione, ndërkaq, nuk është thirrur si ekspert, për këtë arsye pyetjet nuk duhet të zhvillohen në atë mënyrë që të merren parasysh opinionet e dëshmitarit.

Kurse, nga ana e ZPS-së është thënë se ky dëshmitar është dëshmitar i faktit dhe se nuk do të mbështeten tek opinionet si dhe deklarimet në shënimin zyrtar janë dhënë vullnetarisht nga ana e tij.

Lidhur me këto çështje, trupi gjykues ka dhënë urdhër gojor ashtu që ka vendosur që opinioni nuk duhet të nxirret nga prokuroria, por të mbështetet në fakte që verifikohen si dhe ka udhëtuar ZPN-së që të redaktojë informacionin që përmban shënimi zyrtar.

‘‘Prova të tilla në parim nuk duhet të nxirren nga ZPS’’, ka thënë gjykatësi Charles Smith.

Tutje, lidhur me dokumentet për dëshmitarin 02153 kanë thënë që këto dokumente po çojnë në deklarata të reja, andaj trupi gjykues do t’u japë peshë aq se meritojnë.

Por thanë që shënimet zyrtare duhet të reflektojnë vetëm korrigjimet, kurse deklaratat e reja të paraqiten në shënimin njoftues ashtu që ZPS të kërkojë pranimin e tyre në sallë të gjyqit./BetimipërDrejtësi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika