Gjyqi ndaj Trumpit për dokumentet e klasifikuara do të mbahet në pranverën e ardhshme

Një gjykatë federale e ka caktuar gjyqin ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump, për keqmenaxhim të dokumenteve të klasifikuara, për pranverën e vitit të ardhshëm

Ish presidenti i ShBA-së, Donald Trump

Një gjykatë federale e ka caktuar gjyqin ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump, për keqmenaxhim të dokumenteve të klasifikuara, për pranverën e vitit të ardhshëm.

Gjyqtarja Aileen Cannon e ka caktuar 20 majin si datë për nisje të gjyqit.

Trump ka dëshiruar që gjyqi të shtyhet deri pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.

Mirëpo, ky rast i profilit të lartë do të nisë teksa fushata zgjedhore do të jetë plotësisht aktive.

Trump, 77-vjeçar, përballet me akuza serioze për ruajtjen e të dhënave sensitive në shtëpinë e tij në Mar-a-Lago.

Prokurorët kanë thënë se Trump i ka mbajtur ilegalisht dokumentet e klasifikuara në shtëpinë e tij, pasi është larguar nga Shtëpia e Bardhë, dhe i ka penguar përpjekjet e Qeverisë për t’i rikthyer ato.

Të premten, gjyqtarja Cannon, e emëruar nga Trumpi, ka thënë se gjyqi dyjavor do të zhvilohet në Florida.

Muaj më parë, si datë për fillim të gjyqit ishte përmendur 14 gushti i vitit 2023, mirëpo më vonë është shtyrë, për t’iu lënë kohë të dyja palëve për përgatitje.

Rasti me dokumentet në Mar-a-Lago është vetëm një prej betejave ligjore me të cilat po përballet Trumpi.

Në muajin prill, ai është akuzuar për falsifikim të të dhënave biznesore në shtetin e Nju Jorkut.

Trump ka bërë të ditur këtë javë se ai pret të arrestohet shpejt lidhur me hetimet federale për trazirat e 6 janarit të vitit 2021 në Kongresin amerikan, dhe për përpjekjet e tij që ta sfidojë rezultatin zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. /REL

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika