Sonte me fillim nga ora 21:00 zhvillohet përballja e dytë gjysmëfinale e UEFA Champions League, ku Arsenal udhëton për t’u përballur me Atletico Madrid.
Kjo ndeshje e parë mes dy skuadrave pritet të jetë shumë e kujdesshme dhe taktike, duke pasur parasysh stilin pragmatik të trajnerëve Mikel Arteta dhe Diego Simeone.
“Topçinjtë” vijnë në këtë fazë pa asnjë humbje në këtë edicion të Champions League, me 10 fitore dhe 2 barazime, ndërsa spanjollët kanë pasur një rrugëtim më të vështirë, por kanë arritur të sigurojnë një vend në katërshen më të mirë.
Dy skuadrat janë përballur edhe më herët këtë sezon, ku Arsenal kishte triumfuar bindshëm 4-0, por kësaj radhe pritet një duel shumë më i balancuar.