Gjysmëfinalja e parë i takon Pejës, mposht Golden Eagle Yllin

Gjysmëfinalja e parë e “Play-off”-it të basketbollit i takoi Pejës, ku mundi Golden Eagle Yllin, me një diferencë prej tri pikësh me rezultat 85:82

Gjysmëfinalet e “Play-off”-it filluan furishëm, ku në një sfidë shumë interesante Peja mundi kampionin aktual, Golden Eagle Yllin, me rezultat 85:82 (22:19, 26:22, 23:23, 14:18).

Çereku i parë ishte kryesisht i barabartë, ku disa herë u ndërruan kryesuesit, ndërsa vendasit në fund me pesë pikë radhazi e fituan këtë pjesë 22:19.

Vendasit vazhduan me lojë të mirë në periudhën e dytë, duke e ngritur epërsinë në dhjetë pikë, 43:33, ndërsa shkuan në pushim me shifrat 48:41.

Epërsia më e lartë në ndeshje u arrit pranë rezultatit 62:50, por mysafirët nuk u dorëzuan, për të afruar rezultatin në 68:64, ndërsa periudha e tretë përfundoi me një treshe nga Alban Veseli për 71:64.

Kampionët sërish tentuan në dhjetë minutat e fundit, ku afruan rezultatin në 81:79, por nuk arritën të bëjnë më shumë dhe pësuan humbje 85:82.

Te Peja u dalluan Brad Waldow me 22 pikë e dhjetë kërcime dhe Larry Thomas me 17 pikë e nëntë kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli më i miri ishte Gëzim Morina me 16 pikë e tetë kërcime.

Ndeshja e ardhshme zhvillohet në Therandë, ndërsa, në finale kualifikohet skuadra që shënon tri fitore.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika