Glauk Konjufca takon përfaqsuesit e partive, diskutojnë për reformën zgjedhore

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e ka rikthyer temën e reformës zgjedhore.

Ai i ka thirrur në takim përfaqësuesit e partive politike për formimin e një Komisioni Ad-hoc për reformën zgjedhore.

Përmes një postimi në Facebook, kryetari i kuvendit bëri të ditur se bashkë më përfaqësuesit e partive politike, e kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët ku parashihet themelimi i komisionit për reformën zgjedhore.

“Sot, me datën 13 prill 2022 në Kuvendin e Republikës së Kosovës u mbajt një takim konstitutiv për formimin e Komisionit Ad-hoc për reformën zgjedhore. Në takim u nënshkrua deklarata e përbashkët për themelimin e këtij komisioni dhe po ashtu u dakordua për formulën e komponimit të komisionit”, thuhet në postimin e Konjufcës.

Në njoftim thuhet se do të themelohet një grup këshillëdhënës i cili do të përbëhet nga përfaqësues të shoqërisë civile të Kosovës që kanë pasur përvojë me reformën zgjedhore.

Në vitin 2011, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar një rezolutë e cila po ashtu kishte themeluar dy komisione ad hoc, në mënyrë që të ndryshohej legjislacioni aktual zgjedhor.

Në po të njëjtin vit,  Komisioni Evropian kishte rekomanduar shtetin e Kosovës, nisjen e reformës zgjedhore, por edhe pas 11 viteve tjera, kjo reformë nuk ka filluar.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika