Gliha kërkon maksimumin në dy ndeshjet e ardhshme: Në kombëtare s’luajmë për para, por për shtetin

Seleksionuesi i Kosovës, Primozh Gliha të hënën ka folur për grumbullimin e “Dardanëve” në kuadër të ndeshjeve të këtij muaji për “Euro 2024”

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në Futboll, Primozh Gliha, ka mbajtur konferencë për medie në prag të dy ndeshjeve eliminatore – asaj me Zvicrën më 9 shtator në Prishtinë dhe me Rumaninë tre ditë më vonë në udhëtim.

Gliha ka thënë se lojtarët duhet të jenë gati dhe të vdesin në fushë për të marrë më të mirën.

Siç u shpreh ai, në Kombëtare askush nuk duhet të luajë për para dhe se këtë nuk e bëjnë as në shtetin e tij, Slloveni. Ai problematikë e ka parë mungesën e gjetjes së një mesufoshori defanziv.

“Në kombëtare nuk luajmë për para, luajmë për shtetin. Në Slloveni askush, kurrë, nuk ka kërkuar që të luajë nga minuta e parë. Çka është kjo? Jam i shokuar nga kjo situatë. Kjo është turp. Në ligën e Kosovës kam vërejtur që ka mangësi në lojën pa top dhe në defensivë. Siç kam parë, këtu secili dëshiron të luajë sulmues”, ka thënë Gliha.

Kosova ka disa mungesa të rëndësishme për ndeshjet e muajit shtator, derisa Gliha ka zbuluar se kishin në plan ta grumbullojnë edhe Lindon Emërllahun e Ballkanit, por që talenti therandas u lëndua.

“Në futboll, ashtu si në jetë, jo çdo gjë shkon ashtu siç ne duam. Megjithatë ne nuk jemi këtu për të qarë për problemet që kemi, por për të gjetur zgjidhje, në mënyrë që të bëjmë një përfaqësim sa më dinjitoz në fushën e blertë. Tani asgjë nuk është e lehtë, pasi ne kishim në plan grumbullimin e Emërllahut, por ai u lëndua”, u shpreh Gliha.

Krejt në fund Gliha foli edhe për listën, duke treguar edhe arsyen se pse janë grumbulluar edhe disa futbollist të Kosovës U21.

“Besoj që e keni parë listën dhe aty ka disa emra futbollistësh të rinj. Janë disa futbollistë që kanë qenë pjesë e Kosovës U21 dhe po përpiqemi të bashkëpunojmë, për t’i vënë sa më shpejt në dispozicion të skuadrës së parë”.

“Tani do të punojmë për të parë rezultatet në fushën e lojës. Rezultati është primar dhe në funksion të arritjes së tij, do të zgjedhim edhe futbollistët e skemën”, u shpreh ai.

Gliha tregoi një rast kur ishte në krye të Kosovës në ndeshjen kundër Greqisë. Ajo ndeshje ishte kualifikuese, ndërsa Kosova barazoi 1:1 në udhëtim në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2024”.

“Para Greqisë kur isha ne krye te ekipit, kishim humbur 3-4 ndeshje. Morën gol në minutën e 47-të dhe shkuam në pushim. Pasi e kam thithur një cigare jam futur brenda dhe u kam thënë se do t’i shkatërrojmë ata. Kush nuk ka ‘grande cohones’, e ndërroj. Dhe, ashtu ndodhi, luajtëm mirë dhe barazuam, ndonëse është dashur ta fitojmë atë ndeshje se kemi merituar. Kështu që, kur ka angazhim në fushë, atëherë gjërat janë mirë dhe për këtë arsye jam kërkues i madh”, ka shtuar Gliha./EO

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika