Globi i Artë 2024: Filmi “Oppenheimer” fituesi më i madh

Filmi “Oppenheimer” shënoi një sukses të madh në Çmimet Globale të Artë, duke fituar pesë çmime, përfshirë atë kryesor. Cillian Murphy dhe Robert Downey Jr u vlerësuan lart për rolet e tyre, duke u shpallur aktori më i mirë dhe aktori më i mirë në rol dytësor. Christopher Nolan mori çmimin për regjisorin më të mirë me filmin “Oppenheimer”

Cillian Murphy, aktori më i mirë, dhe Robert Downey Jr., aktori më i mirë në rol dytësor, për paraqitjet e tyre në filmin "Oppenheimer", duke pozuar pas ceremonisë së çmimeve në Globin e Artë.

Filmi “Oppenheimer” ishte fituesi më i madh i çmimeve të Globit të Artë të dielën mbrëma, duke i fituar pesë sosh, përfshirë çmimin kryesor.

Cillian Murphy dhe Robert Downey Jr u shpërblyen për paraqitjet e tyre në aktrim, si aktori më i mirë dhe aktori më i mirë në rol dytësor, përkatësisht.

Ndërsa, Christopher Nolan e fitoi çmimin regjisori më i mirë për dramën më të mirë “Oppenheimer”.

“Succession” fitoi më së shumti çmime në kategoritë televizive, pas sezonit të katërt dhe përfundimtar.

Filmi “Poor Things” nga Yorgos Lanthimos shkaktoi befasi, duke e mposhtur filmin “Barbie” për komedinë më të mirë, apo filmin më të mirë muzikor, shkruan REL.

Por, “Barbie”, e regjisores Greta Gerwing, e fitoi çmimin për arritje kinematografike dhe për përfitimet më të mëdha, pasi realizoi 1.4 miliardë dollarë të hyra në gjithë botën.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika