Një person është arrestuar pas një tentim vrasjeje të hënën në Lipjan.

I dyshuari ka përdorur veturën e tij për të goditur me qëllim dy persona.

Pas goditjes me makinë, ai ka dalë nga vetura me një kaçavidë në dorë dhe ka tentuar ta godasë njërin nga viktimat e shtrirë në tokë.

Situata u kontrollua nga forcat e policisë, dhe gjatë ndërhyrjes, një zyrtar policor ka shtënë në ajër dy herë me armë zyrtare për të stabilizuar gjendjen.

Viktimat janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor emergjent.

Në vendin e ngjarjes janë mobilizuar të gjitha njësitë e nevojshme.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti  me  veturën e tij ka  goditur  qëllimisht dy viktimat meshkuj kosovarë, e më pas i dyshuari ka dalë  nga  vetura me  një  kaçavidë në  dorë  dhe  ka  tentuar të  godas njërin nga  viktimat e shtrirë  në  tokë. Një nga zyrtarët policor,  gjatë  ndërhyrjes ka shtënë në ajër  dy herë  me  armë  zyrtare, kështu që situata  është  futur  në kontroll.  Viktimat  janë dërguar në  QKUK- për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për hetim të mëtejshëm.