Një këmbësore është goditur nga një veturë të martën në Prishtinë, ndërsa për rastin është arrestuar i dyshuari.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 22 shtator, rreth orës 12:50, kur i dyshuari kosovar, gjatë drejtimit të veturës, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur një këmbësore kosovare.
Si pasojë e aksidentit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Me konsultim të prokurorit, është iniciuar rasti për “Rrezikim të trafikut publik”, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.