Goditet me thikë, nuk iu mbijeton plagëve një 22 vjeçar nga Podujeva

Një 22 vjeçar ka humbur jetën nga një therje më thikë që ka ndodhur në mbrëmjen e 12 shtatorit në Podujevë. I ndjeri ishte duke u kthyer në shtëpi ku si pasojë e një zënke në trafik e nga therja më thikë ka humbur jetën. Familjarët kanë rrëfyer gjatë ditës për ngjarjen

Foto ilustrim nga Klinika Emergjente në QKUK

Familja Zhegrova nga fshati Sibovcë i Komunës së Podujevës, kanë hapur dyert për ngushëllim.

Mbrëmja e ditës së  12 shtatorit ishte një datë tragjike për familjen Zhegrova. Një telefonat e marr nga një person ishte njoftimi se djali i tyre 22 vjeçar ishte therur me thikë, rrugës duke u kthyer në shtëpi.

“Ngjarja ka ndodh dje rreth orës 09:00 të mbrëmjes. Amiri kishte qenë duke u kthyer në shtëpi. Ai u taku në rrugë rastësisht më personin në fjalë dhe mes rrugës ai e ka kry aktin dhe është largu”, ka thënë Endrit Zhegrova- familjar.

Pas këtij akti, i ndjeri është dërguar në Qendrën Klinike Universitare dhe rreth orëve të para të mëngjesit nga plagët e marra, 22 vjeçari ka ndërruar jetë.

Motivet se pse ka ardhur deri të zënka e pastaj edhe akti, familjaret thonë se nuk e dinë.

Sipas tyre i ndjeri të dyshuarin as që e ka njohur më parë.

“Nuk kemi pas konflikt asgjë  më atë persona. Amiri as nuk e ka njohur atë person ma herët”, Endrit Zhegrova- familjar.

E tërë ngjarja sipas familjareve dhe Policisë ka ndodhur në mesin e rrugës, Podujevë-Gllamnikë.

“Pjesa mbrapa nesh është vendi ku mbarem ka ndodhur rasti tragjik e nga i cili ka humbur jetën 22 vjeçari nga Sibovci i Podujevës”.

Lidhur më këtë ngjarje, Policia e Kosovës ka dhënë detaje përmes një njoftimi për media.

E tërë ngjarja, sipas Policisë nisi për një zënke në trafik e cila përfundoj më fatalitet.

“Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje në trafik, është goditur me thikë nga një person i dyshuar mashkull i panjohur për të. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK, por nuk ka arritur t’iu mbijetoj lëndimeve të shkaktuara dhe ka ndërruar jetë”, komunikata e Policisë së Kosovës.

Derisa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, personi i dyshuar ende nuk është arrestuar.

Nga Prokuroria Themelore, kanë bërë të ditur se janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet  e nevojshme.

“Më urdhër të prokurores kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Vrasja e rëndë”, si dhe, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion. Në koordinim me policinë janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për arrestimin e personit të dyshuar dhe ndriçimit të plotë të rrethanave të këtij rasti”, ka theksuar Laureta Ulaj- Prokuroria Themelore Prishtinë.

Familja e dorasit të dyshuar është vetëm pak kilometra larg shtëpisë së të ndjerit në Podujevë.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”. Në...

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika