Një person në Prizren është dërguar në mbajtje pasi e ka goditur me veturë një këmbësor të dielën mbrëma duke i shkaktuar lëndime trupore.

Siç ka njoftuar Policia në raportin 24-orësh, viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Prizren / 24.03.2024-21:50.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar veturën, ka goditur  këmbësorin –viktimë mashkull kosovar duke i shkaktuar kështu lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Rasti sipas njoftimit, mbetet në procedurë hetimore.