Goditet me veturë një këmbësore shtatzënë e cila dyshohet se humbi binjakët e saj, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar të shtunën e 23 dhjetorit, pasi i njëjti dyshohet se teksa ishte duke drejtuar veturën, ka goditur një këmbësore, e cila ishte shtatzënë. Raportohet se viktima ka humbur binjakët e saj ende pa lindur, teksa vetë qëndron në gjendje të rëndë

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një person është arrestuar të shtunën e 23 dhjetorit, pasi i njëjti dyshohet se teksa ishte duke drejtuar veturën, ka goditur një këmbësore, e cila ishte shtatzënë.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se dyshohet se e njëjta ka humbur binjakët e saj ende pa lindur, ndërsa vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në Vushtrri, dhe i njëjti në raport është cilësuar si “aksident trafiku me lëndime – fatalitet”.

“Me 23.12.2023  është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur viktimën femër kosovare-këmbësore, e cila ishte shtatzënë. Dyshohet se viktima ka humbur binjakët e saj ende pa lindur, ndërsa sipas mjekëve vet viktima është në gjendje të rëndë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika