Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë këmbësor ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi është qëlluar nga një veturë në lëvizje që drejtohej nga i dyshuari  kosovar.

Në raportin ditor të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari për aksidentin.

Një mashkull  kosovar (këmbësor), ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi është qëlluar nga një veturë në lëvizje që drejtohej nga i dyshuari  kosovar. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.