Goditet skema e tregtimit të sendeve të vjedhura, sekuestrohen 15 kg ar dhe sende me vlerë totale 2 milionë euro në Fier

Në Fier është finalizuar operacioni policor i koduar “Stolen Gold”, gjatë të cilit u godit një skemë e dyshuar kriminale e trafikimit dhe tregtimit të sendeve me vlerë të vjedhura jashtë vendit.

Sipas policisë, hetimet disamujore kanë zbuluar se persona të ndryshëm siguronin sende me vlerë në Itali dhe Greqi, të cilat më pas i fusnin kontrabandë në Shqipëri dhe i tregtonin në argjendari në Fier dhe Lushnjë.

Në kuadër të operacionit u vu në pranga shtetasi D. S., 27 vjeç, banues në fshatin Kreshpan të Fierit. Nga kontrollet në banesën e tij u sekuestruan bizhuteri ari e argjendi, ora të markave të ndryshme, sende të dyshuara me vlerë artistike e kulturore, si dhe fishekë arme gjahu.

Policia bën me dije se gjatë veprimeve procedurale janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtatë administratorë argjendarish në Fier dhe Lushnjë, të dyshuar se blinin dhe tregtonin sende të dyshuara si të vjedhura, si dhe mallra pa dokumentacion ligjor të origjinës.

Gjithashtu, në vijim të hetimeve është shpallur në kërkim shtetasi B. A., 45 vjeç, banues në fshatin Kraps të Fierit, i dyshuar si pjesë e së njëjtës veprimtari kriminale. Nga kontrolli në banesën e tij janë sekuestruar ora, bizhuteri ari dhe argjendi, si dhe një shkop gome i ngjashëm me atë të Policisë.

Në total, sipas policisë, janë sekuestruar rreth 15 kg ar, mbi 4 kg argjend, 612 ora të markave të ndryshme, 13 varëse me gurë diamanti, si dhe sende të tjera me vlerë, me një vlerësim paraprak që shkon rreth 2 milionë euro.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Fierit, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika