“Goditja” – për pesë ditë, Policia nuk gjen asnjë armë në lokalet e Gjilanit

Policia e Kosovës po vazhdon me implementimin e operacionit “Goditja”. Me këtë operacion, Policia synon t’i arrestoj të gjithë ata persona që posedojnë armë pa leje në lokale dhe rrugë. Ekipi i Radio Televizionit Dukagjini ka qëndruar mbrëmjen e së shtunës me Policinë në rajonin e Gjilanit dhe kanë përcjellur nga afër gjithë aksionin

Ditëve të fundit, orari i këtyre zyrtarëve policor ka ndryshuar.

Operacioni “Goditja”, ua ka shtuar atyre punën më tepër gjatë mbrëmjeve.

“Dikur rreth orës 10:30 mendojmë me shku, edhe bëhemi bashkë në rrugë të Ferizajit dhe vazhdojmë procedojmë me të gjitha njësitë, përveç asaj njësisë që ma len në rrugën e Dardanisë, tek kafiteritë. Ekipet e tjera të gjitha takohemi te rruga e Ferizajit dhe procedojmë tëni në lokacionin ku kemi me kry kontroll të lokaleve”, ka thënë Avni Uruqi – Major.

Kështu, pas urdhrave të majorit Avni Uruqi, zyrtarët policor shpërndahen për t’i kryer detyrat e marra.

“Gjatë kësaj kohe nuk kemi arritë që në ndonjë prej tyre të gjejmë ndonjë armë të zjarrit, mirëpo edhe armë të ftohta. Do të thotë tri armë që i kemi gjetë gjatë kësaj kohe, janë informata të cilat kanë buruar nga plani operativ, e më pastaj kemi shku kemi bërë kontroll në shtëpi dhe i kemi gjetë ato tri armë”, shtoi ai.

Cak i së shtunës është një nga lokalet më të frekuentuara në Gjilan.

Secili nga qytetarët që ndodhen këtu, kontrollohen nga zyrtarët policor.

Operacionin e ri të Policisë, e kanë mirëpritur edhe vet frekuentuesit e këtyre lokaleve.

Edhe këtu, rezultati ishte i njëjtë sikur në 27 lokalet e tjera.

“Mirë ishte. Kontrolli është kryer në mënyrë të rregullt, mirëpo edhe gjatë kësaj kontrolle, si dhe edhe në kontrolla të tjera nuk arritëm të gjejmë diçka ilegale. Edhe pse numri i qytetarëve brenda ishte shumë i lartë”, thotë Uruqi.

Operacioni “Goditja”, parasheh edhe kontrolle të detajuara për disa prej veturave nëpër rrugët e qyteteve të Kosovës.

Në një nga veturat e kontrolluara të shtunën në Gjilan, u gjetën disa mjete për lojëra bixhozi, me të cilat më pas u morr Policia Kufitare.

“Policia e Kosovës po punon në preventivë. Mund të themi lirisht që nuk kemi pasur ndonjë gjetje të armëve, përjashtimisht kemi gjetur armë në ahengje familjare, do të thotë që kanë shkrepë në dasma edhe përkundër apeleve që i kemi bërë, mirëpo kjo ka qenë minore dhe nuk është diçka shumë shqetësuese”, ka thënë Ismet Hashani – Zëdhënës i Policisë për Rajonin e Gjilanit.

Operacioni “Goditja” ka vazhduar të shtunën edhe në qytete të tjera të Kosovës.

Deri tash, sipas Policisë janë arrestuar 72 persona, prej tyre 24 me urdhër-arreste nga gjykatat, si dhe janë konfiskuar 34 armë.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika