Goditje e rëndë për Arsenalin, Ben White humbet pjesën e mbetur të sezonit
Ben White ka pësuar një lëndim serioz në gju, i cili do ta mbajë jashtë fushave deri në fund të sezonit me Arsenal FC. Sipas raportimeve të fundit, mbrojtësi anglez pritet të mungojë edhe në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, një goditje e madhe për skuadrën londineze në fazën më vendimtare të sezonit. […]
Ben White ka pësuar një lëndim serioz në gju, i cili do ta mbajë jashtë fushave deri në fund të sezonit me Arsenal FC.
Sipas raportimeve të fundit, mbrojtësi anglez pritet të mungojë edhe në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, një goditje e madhe për skuadrën londineze në fazën më vendimtare të sezonit.
Mediat britanike raportojnë se gjendja e lojtarit do të vlerësohet sërish pas testeve shtesë mjekësore, ndërsa ekziston frika se White mund të rrezikojë edhe pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026 me kombëtaren e Anglisë.
Ben White ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Arsenalit në sezonet e fundit, falë stabilitetit dhe fleksibilitetit të tij në repartin defensiv.
Lëndimi i tij vjen në momentin më delikat të sezonit për “Topçinjtë”, të cilët po luftojnë për sukses në arenën europiane.















