Skuadra e Prishtinë ka marrë një goditje të rëndë në përfundim të sezonit në Superligën e Kosovës.
Sulmuesi kryesor, Mario Ilievski, do të mungojë për një periudhë prej katër deri në gjashtë muaj.
Ai i është nënshtruar një operimi pas dëmtimit të tendinit të Akilit në këmbën e djathtë.
Lëndimi ndodhi në përballjen ndaj Llapit, e cila përfundoi pa gola.
Mungesa e Ilievskit pritet të ndikojë ndjeshëm te Prishtina.
Marëë parasysh kontributin e tij këtë edicion me 14 gola dhe 5 asistime në 31 ndeshje në të gjitha garat.
Ndërkohë, bardhekaltrit i pret një sfidë e rëndësishme këtë fundjavë, ku do të përballen me Gjilanin në stadiumin “Fadil Vokrri, nga ora 20:00.
Aktualisht, Prishtina mban vendin e tretë në tabelë me 44 pikë, vetëm një më shumë se Malisheva dhe Gjilani, që renditen në pozitat katër dhe pesë.