Goga: Shamia s’është uniformë, udhëzimi administrativ nuk është mirë të aktualizohet

Bartja e shamisë nuk është uniformë dhe udhëzimi administrativ është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit thotë Enes Goga, kryeimam i KBI-së në Pejë dhe prandaj sipas tij nuk është mirë që i njëjti të aktualizohet

Çështja e lejimit të bartjes së shamisë në shkolla është një nga temat që sjell shumë debat në Kosovë.

Enes Goga, kryeimam i KBI-së në Pejë, ka thënë se bartja e shamisë nuk është uniformë.

Sipas tij, udhëzimi administrativ është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit, prandaj sipas tij, nuk është mirë që i njëjti të aktualizohet.

“Shamia nuk është uniformë… Sikur t’i referoheshin njerëzve profesionistë, ata shaminë në asnjë rrethanë nuk e radhitin si uniformë. Nuk e di që diku në Kosovë ka ndonjë vajzë në shkollë të mesme që nuk mund të vijojë mësimin për shkak të shamisë, mund të ketë, por unë nuk kam njohuri. Udhëzimi administrativ është në kundërshtim me Kushtetutën e shtetit tonë. Prandaj mendoj që nuk është mirë që të bëhet pazar, nuk është mirë që të aktualizohet ky udhëzim administrativ për agjenda të askujt”, u shpreh ai në emisionin “Debat Plus”.

Ndërkaq kur pyetet se a e përjashtojnë njëra-tjetrën, feja dhe kombi, kryeimami Goga thotë se janë dy gjëra që “nuk kemi mundësi të bëjmë ndarje”.

“Zoti i madhërishëm, krijuesi i ynë, na ka krijuar me këtë gjuhë të ëmbël që ne e flasim, me këtë ngjyrë të lëkurës qe ne e bartim, kësaj race që ne i takojmë, në këtë tokë ku ne kemi lindur. A ka tendencë që të përjashtohet feja? Ka tendencë që të përjashtohet feja, pas viteve të 70-ta ka qenë një numër i intelektualëve që janë helmuar…”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika