Gol, asistime dhe mrekulli në fushë, shkëlqimi i Dienit Isufit te Dukagjini: Ky është vetëm fillimi për mua

Nga një djalosh i ri me potencial te Drita, në një prej mesfushorëve më të dalluar te Dukagjini i Klinës dhe në Superligën e Kosovës, Dieni Isufi po shkëlqen gjithnjë e më shumë në futbollin kosovar.

22-vjeçari nga Gjilani ka përjetuar një kthesë pozitive në karrierën e tij që prej transferimit në janar te skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi.

Te Dukagjini, Isufi ka gjetur hapësirën që kërkonte prej kohësh, i liruar nga presioni i stolit dhe i mbështetur plotësisht nga stafi teknik, ai është shndërruar në një lojtar kyç për mbijetesën e skuadrës në elitën e futbollit kosovar.

Isufi u largua nga Drita në janar, derisa ka qenë vendimtar për ta shpëtuar skuadrën e tij nga rënia në Ligën e Parë.

Mesfushori ofensivë ka shkëlqyer nga janari deri në qershor me 1 gol të shënuar dhe tre asistime, derisa çdo aksion ka rrjedhur nga këmbët e tij.

Në një intervistë për Telegrafin, Isufi flet për shkëlqimin në Klinë, por edhe besimin që i është dhënë nga Dukagjini dhe trajneri Ismet Munishi.

“Jam shumë i lumtur për besimin që më ka dhënë trajneri Munishi. Kur një lojtar ndjehet i lirë në fushë dhe ka mbështetje, atëherë çdo gjë është e mundur. Kjo arritje me Dukagjinin është shumë e veçantë për mua”, deklaroi Isufi për Telegrafi.

Përtej numrave dhe minutave të rregullt në fushë, Isufi është një lojtar që e shikon futbollin me finesë. D

epërtimet e tij të rralla, pasimet e zgjuara, loja me top dhe qasja ofensive janë armët me të cilat ai po ndërton një identitet të fortë në mesin e mesfushorëve të rinj në Kosovë.

Por për të, ky është vetëm fillimi për të lënë gjurmë në futbollin kosovar, pasi shumë nga njohësit e futbollit në vendin tonë e kanë konsideruar si një nga zbulimet e sezonit.

“Ky është vetëm fillimi im. Po punoj shumë që në sezonin tjetër të jem edhe më vendimtar, të kem më shumë gola, më shumë asistime dhe të ndihmoj ekipin edhe më shumë”, ka deklaruar Isufi.

Dukagjini ka konfirmuar se Isufi do të mbetet pjesë e skuadrës edhe në sezonin 2025/26, dhe pritshmëritë janë që ai të jetë jo vetëm titullar i padiskutueshëm, por edhe një nga futbollistët kryesorë në elitën e futbollit kosovar.

Nëse vazhdon me këtë ritëm dhe përkushtim, emri i Dieni Isufit pritet të jetë gjithnjë e më i zëshëm, jo vetëm në Klinë dhe Superligë, por edhe më gjerë duke marrë parasysh që tregu kosovar është bërë shumë atraktiv edhe për skuadrat evropiane.

Një yll i ri ka filluar të shndritë në Klinë dhe trajneri Ismet Munishi po e krijon një tjetër yll ndoshta për Kombëtaren e Kosovës siç ka bërë më parë me futbollistë të tjerë që tanimë janë pjesë e kampionateve të ndryshëm evropiane. /Telegrafi/

Shija e redaktorit

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Dita e dytë e Grupit “EEPG” në Pejë, flitet për...

Dita e dytë në hotelin “Dukagjini” në Pejë ku janë mbledhur botues dhe ekspertë të fushës së arsimit nga vende të ndryshme të Evropës,...

BOTUESIT EVROPIANË NË KOSOVË: “DUKAGJINI” DHE EEPG-JA ME DISKUTIM SHKENCOR...

Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim (EEPG), në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Dukagjini", po organizon eventin: "TEACHING TOGETHER: EMPOWERING EDUCATORS AND ELEVATING PUBLISHER'S ROLE...

Të fundit nga rubrika