Gola: Në seancën e së premtes në rend dite do të jetë edhe Projektligji për Byronë

Nënkryetari i Kuvendit, Ardian Gola, tha se pati pajtim nga kryesia e Kuvendit qe në seancën e së premtes në rend të ditës të futet Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

“Sot nuk patëm diçka shumë specifike, përjashtimisht faktit që seancën e kemi caktuar të premten në ora 10:00. Arsyeja pse nuk u vendos për të enjten, që është rëndom praktikë parlamentare, konsiston në faktin që ishim një ditë me vonesë në mbajtjen e mbledhjes së kryesisë dhe për shkak se rregullorja në mënyrë shprehimore e përcakton afatin dyditor prej mbledhjes së kryesisë, respektivisht prej ndarjes së materialeve për deputetët e deri te seanca plenare e radhës, u deshëm që të shtyjmë për të premten ose të shkojmë me seancë të jashtëzakonshme.

Po, patëm dakordim edhe me nënkryetarët e grupeve parlamentare dhe të premten në orën 10:00 do të kemi seancën plenare të radhës, ku si pika më të veçanta janë projektligji për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, edhe vendimin e Qeverisë për dërgimin e forcave të sigurisë në Gaza. Pikat tjera janë çështje më shumë të brendshme të Kuvendit, nuk ka diçka tjetër specifike”, tha ai.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika