Gola: UP-ja për Rron Gjinovcin është bërë strehë e plagjiatorëve
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim, Ardian Gola, ka deklaruar se Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” është bërë një strehë plagjiatorësh në sytë e aktivistit të ORCA-së, Rron Gjinovci. Në ”Debat Plus” të RTV Dukagjini, aty ku po diskutohet për arsimin në Kosovë, çështja e studimeve universitare në kampusin publik dhe atë privat është çështja […]
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim, Ardian Gola, ka deklaruar se Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” është bërë një strehë plagjiatorësh në sytë e aktivistit të ORCA-së, Rron Gjinovci.
Në ”Debat Plus” të RTV Dukagjini, aty ku po diskutohet për arsimin në Kosovë, çështja e studimeve universitare në kampusin publik dhe atë privat është çështja e cila ka ngritur polemika në studio.
Gjersa Gjinovci cilësoi se do t’i mbyllte të gjitha kolegjet private, Gola ka deklaruar se kur dëgjohen fjalë për plagjiatorë e ngacmime seksuale në UP, të tjerët mund të mendojnë dy herë kur u duhet të zgjedhin në mes studimeve universitare publike dhe atyre private.
“UP-ja për Rron Gjinovcin është bërë strehë e plagjiatorëve, qerre e ngacmuesve seksualë, e korrupsionit. Për besë kur t’i dëgjon njeriu këto dhe i sheh në anën tjetër marketingun që bëjnë kolegjet private, edhe ti vetë mendohesh, thua ngadalë se s’qenka diçka në rregull këtu”, ka deklaruar ai.
Gjersa ka cituar Agjencinë e Statistikave, Gjinovci ka deklaruar se aktualisht numërohen 18 mijë e 225 studentë, me ç’rast qarkullohen më shumë se 27 milionë euro në vit.
Mirëpo, ai thekson se është i sigurt kur thotë se cilësia e tyre është më e dobët sesa ajo në UP.















