Gold Ag i reagon Enver Petrovcit: Kur të fyhet UÇK-ja duhet me pas kujdes

Reperi Arian Agushi, i njohur edhe si Gold Ag, i ka reaguar aktorit kosovar, Enver Petrovci, i cili në një intervistë të fundit ka folur me një gjuhë shumë përçmuese ndaj krerëve të UÇK-së.

Sipas Petrovcit, krerët e UÇK-së “lufta i ka bërë”, përndryshe, sipas tij, pa luftë do të ishin “do mësuesa e do badigarda”,

Reperi ka treguar që ka respekt të madhe për aktorët kosovarë, por që “duhet me pas kujdes” kur flitet për luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Po them me plot respektin për këta aktorë, në shumicën e videoklipeve të mija, domethënë plot videoklipe kam aktorë gjeneratorë të vjetër, këta, ata aktorë. Kushdo qoftë që janë, që edhe që e ndjek këtë emision, edhe do që nuk janë, për fat të keq, edhe do që kanë ndërru jetë që i kam pas këto klipe, e dinë sa i duhet, sa i çmoj… Ama kur të fyhet diçka që ti e ke simbol, kur të fyhet diçka që fal tyre, domethënë, ka ndodhë shumë sende që me ardhë kjo liri që jemi sot, që me fol në atë lirë, edhe unë tash para teje edhe dikush tjetër kudo koftë, duhet me pas pak kujdes”, ka thënë Gold Ag në emisionin “Fundjavë” të Dukagjini.

“Mësues ka qenë edhe Shaban Jashari, që paska pas me mbetë edhe ai mësues, paska mujt me u dukur gjëjsh kurrkush paska mujt me qenë. Sipas deklaratës, domethënë që bodyguard, mësues i ka lindë koha, po koha i lind trima, momentin e kanë, ndoshta edhe me dasht me u konë, s’mund me u konë ai”, ka shtuar reperi.

Ndryshe, ndaj Petrovci ka pasur shumë reagime nga shoqëria civile e gazetarë, për këtë intervistë e disa të tjera të publikuara nga mediat serbe.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika