Goldit i vdes personi i dashur, “Na mbet iftari këtë vit pa e hongër”

Këngëtari i njohur, Gold Ag, ka shkruar për mikun e tij të afërt që ka ndërruar jetë

Humanisti dhe aktivisti i shërbimit të komunitetit vushtrrias, Mentor Merovci, ka ndërruar jetë.

Për këtë rast ka shkruar këngëtari, Gold Ag, i cili është shprehur tejet i prekur e i mërzitur.

“Allahu të mëshiroftë o vllau jem Mentor Vallahi u mërzita nga ky lajm, po ne të Allahut jemi e te Ai do të kthehemi.Na mbet iftari këtë vit pa e hongër, por lus Zotin që ti aq shumë e besove që të shpërblej me të mirat e Tij në Xhenetin Firdeus,” shkruan ai.

E vdekjen e tij e ka cilësuar si të rëndë, për të gjithë familjarët.

“Lajm i randë për nusen tënde e fëmijët, për axhën Fehmi e tetën Nebehat, për Shqipen e për Arsimin.Allahu ua shtoftë sabrin e ty Allahu të faltë me mëshirën e Tij në këtë muaj të mëshirës.”

Lidhur me këtë rast ka shkruar edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ku ka shprehur ngushëllime ndaj familjes.

“I trishtë lajmi për vdekjen e humanistit dhe aktivistit të palodhur në shërbim të komunitetit vushtrrias Mentor Merovci. Në këto momente të rënda pikëllimi bashkëndjejë dhimbjen me familjen Merovci. Ngushëllime,” shkruan Krasniqi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika