“Goli prej aeroplanit”: Munishi dhe Luzi i Dukagjinit përplasen në ‘Duelin Sportiv’

Artan Luzi dhe Ismet Munishin kanë debatuar mes vete në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini.

Temë e diskutimit ka qenë vazhdimësia e rezultateve pozitive të Dukagjinit këtë sezon, ku Luzi bëri një krahasim mes ekipit klinas dhe Prishtinës.

“Në fazën e dytë kur ka ikur profesori nga Prishtinë unë kam qenë prapa profesorit pesë pikë. Më kujtohet se Prishtina ka qenë pesë pikë para Dukagjinit, ndërsa sot jemi dy pikë para,” tha ndihmës trajneri i Dukagjinit.

Këtu ndërhyri Munishi, i cili kujtoi golin e shumë të diskutuar të Dukagjinit ndaj Prishtinës.

“Po të pyes se a i keni të gjitha pikët me meritë, edhe ai goli prej aeroplanit që na keni dhënë në Klinë. Profesor krahasimin mos e bëjë me Prishtinën,” tha ai.

Tutje, Munishi tha se “Prishtina është klubi më i dëmtuar nga gjyqtarët këtë edicion”.

Emisioni ‘Dueli Sportiv’ transmetohet çdo të diel nga ora 22:00 në RTV Dukagjini. Në vazhdim do të ketë edhe shumë risi të tjera përveç analizave të futbollit vendor.

Shija e redaktorit

Atiq nis procedurat për anëtarësimin e Mitrovicës së Veriut në...

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, i ka nisur procedurat për anëtarësimin në Asociaiconin e Komunave të Kosovës (AKK). Atiq ka kërkuar...

Apeli në Hagë rrit dënimet për dy bashkëpunëtorë të Millosheviqit

Gjyqtarët e apelit të OKB-së rritën ndjeshëm dënimet e dy bashkëpunëtorëve të ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq, duke i konsideruar ata përgjegjës për përfshirje...

Raportimi nga veriu, gazetarët tregojnë eksperiencat e tyre në “Radar”

Raportimi nga e premtja në komunat në veri të vendit ishte një tjetër sfidë për gazetarët në Kosovës. Në mesin e provokimeve, të sharave,...

Të fundit nga rubrika