Rreziku që iu kanoset për shkak të situatës së sigurisë në Veri të Kosovës, nuk është i vetmi. Këta efketiv policorë ekspozohen edhe para një rreziku tjetër.

Ndonëse është thuajse mesi i janarit, makinat e tyre nuk janë të pajisura me goma të dimrit. Se një situatë e tillë është e saktë Televizionit Dukagjini ia kanë konfirmuar burime brenda policisë.

Për funzimin dhe montimin të këtyre pajisjeve të domosdoshme për veturat e Policisë dhe institucioneve të tejra, ishte nënshkruar një kontratë ndërmjet Agjencisë Qendrore të Prokurimit dhe një kompanie private me vlerë mbi 300 mijë euro më 10 tetor të 2023-tës.

Pavarësisht kësaj, shumë makinerive policore nuk u janë ndërruar gomat.

Nga komunikimi që Dukagjini ka pasur me kompaninë fituese, ata i kanë thënë se disa dimensione të gomave janë rrugës dhe vonesat janë si rezultat i devjimit të rrugës së kontinierëve gjatë importit nga Lindja e Mesme për shkak të krizës që atje po mbretëron.

Në ndërkohë, pikërisht për gomat ishte nënshkruar edhe një kontrat tjetër.

Kësaj here e lidhur nga Policia e Kosovës me një kompani tjetër me një tender në vlerë mbi 5 mijë euro.

Kompania në fjalë i tha televizioni që ata kanë bërë montimin e gjithsej 15 veturave të Policisë së Kosovës dhe është bërë brenda afatit të dhënë nga Policia.

Ndërkohë, vet ky organi i sigurisë përgjegjësinë ia ka bartuar Agjencisë Qendrore të Prokurimit.

“Policia e Kosovës me kohë bënë planifikimet për çështje logjistike përfshirë edhe pajisjen me goma për vetura. PK furnizohet me goma nga një kontratë e centralizuar e nënshkruar nga AQP dhe për çdo vështirësi në implementim të kësaj  kontrate është njoftuar edhe AQP”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Pos Policisë televizioni ka tentuar të kontaktoj edhe me Agjencinë Qendrore të Prokurmit, porse të njëjtit nuk janë përgjigjur në emailat e dërguar.

Problemi me goma të dimrit nuk ekziston vetëm tek Policia.

Edhe institucionet tjera mesa duket e kanë këtë problem.

“Ka mund të ndërrohet tek ndonjë digaster i veçant por zyrtarisht këtë kontrat e ka lidhur Agjencia Qendrore e Prokurimit Publik dhe që secili insistucion mund të shkoj pastaj të furnizohet por zyrtarisht nuk ka goma, nuk kanë mujtë të ju ndërrohen gomat”, ka thënë Ali Sefaj – Sindikata e Shërbyesve Civil.

Sipas ekpertit të komunikacionit funksionimi pa pajisje të duhura në peridhën dimërore është rrezik i madh.

Sidomos për operacionet që janë të specifikuara Policia e Kosovës.

“Mosndërrimi i gomave të dimrit paraqet rrezikshmëri të nivelit të lartë duke pasur parasyshë që na që dy muaj jemi futur në sezonen dimërore për ndrrimin e gomave dhe në qoftë se një institucion I cili është nën mbikqyrjen e komunikacionit dhe nuk e bën për vete ndërrimin është rrezik”, ka deklaruar Nol Dedaj – Ekpert i Komunikacionit.

Periudha për pajisjet dimërore për të gjithë personat si fizik ashtu edhe juridik në Kosovë, fillon me 15 nëntor dhe mbaron me 15 mars.