Google çaktivizon përkohësisht “gjendjen e trafikut Live” në aplikacionet e shërbimit të hartës në Izrael

Google ka njoftuar se po çaktivizon përkohësisht funksionin e "gjendjes së trafikut Live" në aplikacionet e tij të hartës, Google Maps dhe Waze, në territorin e Izraelit. Ky veprim vjen në përgjigje të situatës aktuale në rajon, pasi Izraeli po përgatitet për një pushtim të mundshëm tokësor në Gazë

Në këtë ilustrim fotografik, logoja e Google Maps shihet në një ekran smartphone.

Google po çaktivizon përkohësisht “gjendjen e trafikut Live” në aplikacionet e tij të shërbimit të hartës, Google Maps dhe Waze, në Izrael, konfirmoi kompania e teknologjisë të hënën, ndërsa vendi përgatitet për një pushtim të mundshëm tokësor në Gaza.

“Siç kemi bërë më parë në situata konflikti dhe në përgjigje të situatës në zhvillim në rajon, ne kemi çaktivizuar përkohësisht aftësinë për të parë gjendjen e trafikut”, ka thënë një zëdhënës i Google Maps.

Google tha se kompania konsultoi disa burime që përfshinin autoritetet rajonale dhe lokale për të bërë vlerësimin, shkruan CNN.

Megjithatë, Google nuk tha nëse mjetet do të çaktivizohen në Izrael, Gaza apo të dyja.

Kompania gjithashtu nuk tha nëse veprimi ishte me kërkesë të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika