Google me një dizajn të ri për Gmail

Gjiganti Google ka paralajmëruar një ndryshim në platformën Gmail, për të bërë më të lehtë për përdoruesit e Google Workspace

Ilustrim

Google është duke nxjerrë një dizajn të ri për Gmail. Ndër ndryshimet e ardhshme është një meny në të majtë për të klikuar shpejt në Chat, Spaces dhe Meet. Kjo është një mënyrë më e lehtë për të gjetur më shpejt emailet, dhe shumë nuanca të ngjyrës së kaltër.

Sipas Google, ky ndryshim synon ta bëjë më të thjeshtë aksesin në aplikacione të ndryshme, si chat-i i menjëhershëm, ose ikona e video-konferencës, nga ibox-i në Gmail.

Përdoruesit e Google nuk janë të panjohur për ndërrimin e papritur të dizajnit dhe markës. Në vitin 2020, kompania e riemëroi koleksionin e saj të aplikacioneve nga Google Suite në Google Workspace dhe vazhdimisht ka ndërruar emrat dhe logot e aplikacioneve shoqëruese të videove, bisedave dhe bashkëpunimit, ndoshta me shpresën për të kthyer një koleksion produktesh të ndryshëm në një qendër.

Tani, përdoruesit e Gmail mund të kalojnë më lehtë mes aplikacioneve, ka thënë kompania.

“Gjatë pandemisë, ne kemi parë një evolucion të mëtejshëm pasi dhjetëra miliona njerëz në mbarë botën filluan të lëvizin midis emailit, mesazheve, bisedave në grup dhe thirrjeve video si pjesë e menaxhimit të jetës së tyre të përditshme,” ka thënë menaxherja e produkteve të Google, Neena Kamath, në një postim të fundit në blog.

“Për t’i ndihmuar njerëzit të qëndrojnë të lidhur, ne po bashkojmë Gmail, Chat, Spaces dhe Meet në një pamje të vetme dhe të unifikuar”, ka shtuar ajo, njofton The Washington Post.

Ndryshimet më të mëdha në Gmail-in tuaj nuk do të ndodhin automatikisht — do t’ju duhet t’i kërkoni ato. Për të shtuar mesazhet e çastit të Chat, dhomat e bashkëpunimit të Spaces ose telefonatat video të Meet në menynë e re majtas, hapni kutinë tuaj hyrëse të Gmail në një shfletues dhe klikoni në ikonën e Cilësimeve (ingranazhi i vogël) në këndin e sipërm djathtas.

Nën “Aplikacionet në Gmail”, zgjidhni “Personalizoni”. Zgjidhni cilat aplikacione dëshironi t’i shtoni dhe pas ringarkimit ato do të shfaqen në menynë e majtë së bashku me Mail dhe Spaces.

Google tha gjithashtu se po shton “diskun e kërkimeve” në kutinë hyrëse të Gmail.

Këto janë butona që ju ndihmojnë të rafinoni kërkimin tuaj kur jeni duke kërkuar për një mesazh ose bashkëngjitje të veçantë. Butoni i ri i diskut shfaqet pranë shigjetave përpara dhe prapa në krye të kutisë hyrëse.

Gmail është një nga shërbimet më të famshme të postës elektronike, me më shumë se një miliard përdorues. Por besnikëria e njerëzve ndaj produktit të emailit të Google nuk do të thotë se ata janë gjithmonë të kënaqur me të, dhe ridizajnimet e aplikacioneve janë rrallë një sukses nga njerëzit që i përdorin ato. Ndërsa, nëse dëshironi të ktheheni në versionin e vjetër, shkoni përsëri te “Cilësimet” dhe zgjidhni “Kthehu në pamjen origjinale”.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika