Google me video të re prezanton dizajnin e Pixel 7

Pixel 7 do të prezantohet nga Google me datën 6 tetor, pjesa e brendshme do të jetë e ngjashme me Pixel-at e tjerë , ka vetëm disa ndryshime të vogla





Para dy ditësh Google lëshoi një video “teaser” ku nga kënde të shumta prezantohej dizajni i telefonit në ardhje Pixel 7 Pro me të tre ngjyrat me të cilat do të ofrohet.

Në rast se juve ju duket e çuditshme se pse versioni i thjeshtë i Pixel 7 u injorua dhe nuk pati videon e njëjtë, sot Google e postoi videon me stilin e njëjtë, por që tani shfaqet telefoni më i vogël, Pixel 7.

Edhe një herë, ka pamje me tre ngjyrat, të cilat në rastin e Pixel 7 zyrtarisht quhen Obsidian, Snow dhe Lemongrass, njofton Google.

Siç edhe mund ta dini nga “teaser-at” dhe rrjedhjet e informatave, Pixel 7 ka dizajnin e njëjtë me pajisjen më të madhe, dallimi i vetëm pos madhësisë është se ka një kamerë më pak në anën e pasme, për të cilën GSM Arena supozon se është një masë e uljes së kostos e cila synon të sigurojë se mund të arrijë pikën e çmimit të përfolur, e cila rastësisht flitet se mund të jetë e njëjtë me atë që Pixel 6 e kishte vitin e kaluar.

Pixel 7 dhe Pixel 7 Pro do të bëhen zyrtare në ngjarjen speciale të Google me 6 tetor. Thuhet se pjesa e brendshme do të jetë shumë e ngjashme me “paraardhësit” e tyre, me një SoC të ri dhe me ndryshime të vogla, por jo diçka të dukshme.

 





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika