Goran Rakiq: Gjykatësit serbë nuk kthehen në punë pa u kthyer gjyqtarja e suspenduar

Në protestën që është mbajtur mëngjesin e së premtes nga serbët, në pjesën e veriut të Kosovës, ka marrë pjesë edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.

Ai gjatë protestës kundër moslejimit të mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë, sipas kërkesës së Serbisë, ka deklaruar se asnjë gjykatës i etnisë serbe nuk do të kthehet në punë, nëse nuk shfuqizohet vendimi për suspendimin e gjyqtares, Liljana Stevanoviq.

“Gjykatësit e kanë ndërprerë punën dhe nuk do të kthehemi derisa të kthehet në punë gjyqtarja e suspenduar”, ka thënë Rakiq.

Gjyqtarja në fjalë, ishte suspenduar të enjten nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), për arsye se, e njëjta, kishte marrë pjesë në Këshillin e Sigurisë të Serbisë, të thirrur nga Aleksandër Vuçiq.

Në lidhje me vendimin e marrë KGJK, kishte thënë se vendimi i tyre nuk ka pasur nuanca politike.

Protestuesit, në fund u larguan të qetë dhe nuk është raportuar për ndonjë incident.

Shija e redaktorit

Intervistë | Rrëfimi i gazetarit Martin Çuni që u torturua...

Ishin vitet e regjimit serb në Kosovë, ato që rëndonin shpatullat e çdo shqiptari që vetëm kërkonte të jetonte i lirë në vendin e...

Forbes publikon renditjen e grave më të fuqishme në botë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është shpallur gruaja më e fuqishme në botë për të dytin vit radhazi në renditjen vjetore...

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Të fundit nga rubrika