Govori nga QKUK: 35 të lënduar nga mjete piroteknike, situata është alarmante

Doktori kujdestar i Emergjencës në QKUK, Ejup Govori, ka paralajmëruar se situata me të lënduarit nga përdorimi i mjeteve piroteknike gjatë natës së Vitit të Ri është serioze.

Ai tha se numri i të lënduarve ka arritur në 35, duke përfshirë raste me lëndime të rënda që mund të çojnë në invaliditet të përhershëm. Ai tha se mosha e të lënduarve ishte e ndryshme, megjithatë dominonte të rinjë dhe kishte edhe persona më të moshuar.

“Mundem me konsideru se gjendja është alarmante. Prej orës 22:40 numri ka arritur nga lëndimet me mjete piroteknike në 35. Pjesë e konsiderueshme e tyre janë më lëndime serioze. Me lëndime të shuplakave të duarve. Lëndime që mund të lënë me invaliditet të përhershëm. Kemi edhe disa me lëndime të syrit, lëndime serioze të syrit, është një i cili është transferuar në repartin e oftalmologjisë dhe atje është nënshtruar operacionit. Kjo është një gjendje e cila me të vërtetë është shumë, shumë e rëndë”, tha ai, raporton EO.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika