Grabitësit me armë në kishën e Zllakuqanit, plagoset një polic

Një tentim grabitje e armatosur ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit. Cak ka qenë shtëpia e priftit të kishës së Zllakuqanit në Komunën e Klinës. Në këtë ngjarje, u plagos një polic, derisa grabitësit kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Ata kishin hyrë për të vjedhur një shumë të konsideruar të hollash që ishin mbledhur për festën e Pashkëve

Një thirrje në orët e hershme të mëngjesit për të ndërhyrë në Zllakuqan, i ka kushtuar me plagosje policit të Kosovës.

Policia u mor në telefon, pasi u tentua të grabitet shtëpia e priftit në fshatin e Klinës.

E gjitha ngjarja ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit e kur policia shkoi në vendngjarje, hasi në rezistencë të grabitësve, ku edhe mbeti i plagosur zyrtari policor.

Rasti që u cilësua si vjedhje-grabitqare, ishte lajmëruar nga vetë prifti i këtij fshati.

“Më të arritur në shtëpinë e priftit, kanë hasur në rezitencë të armatosur dhe më ç’rast të dyshuarit kanë plagosur një zyrtar policor”, ka thënë Fadil Gashi-zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës.

Polici është trajtuar në QKUK, por është jashtë rrezikut për jetë.

“Është trajtuar, ka pasur lëndim me armë zjarri në regjionin e nëngjurit siç i themi ne në regjionin kirural është trajtuar me të gjitha ekzaminimet përkatëse, i është dhënë terapia dhe pacienti është lëshu për trajtim të mëtutjeshëm në shtëpi, nuk ka qenë diçka rrezik që me u trajtu në QKUK”, ka thënë Agron Çitaku-mjek kujdestar në Emergjencë.

Ndërkaq, pjesëtarë të Policisë në kuadër të hetimeve edhe gjatë ditës kanë verifikuar vendin e ngjarjes.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika