Grabitet një person në Fushë-Kosovë, e fusin me forcë në veturë dhe ia marrin paratë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është futur me forcë në veturë nga disa persona, të cilët i kanë marrë para dhe gjësende personale

Foto ilustruese

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është futur me forcë në veturë nga disa të dyshuar në Fushë-Kosovë.

Pas incidentit, të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Nëpërmjet patrullimit të kryer nga njësitet policore, viktima është hasur në një rrugë.

Dyshohet se të përfshirë në këtë grabitje janë disa individë të dyshuar, të cilët kanë marrë edhe disa gjësende personale dhe një sasi parash nga viktima.

Pas ngjarjes, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, (Qendra Klinike Universitare e Kosovës).

“GRABITJE – Fushë Kosovë / 29.01.2024 – 22:00. Është pranuar informata se viktima mashkull kosovar është futur me forcë në një veturë nga disa persona të dyshuar dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Gjate patrullimit nga njësitet policore është hasur në rrugë viktima mashkull kosovar. Dyshohet se të përfshire kane qenë disa të dyshuar kosovarë, te cilët viktimës i kane marrë edhe disa gjësende personale dhe disa para. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në lidhje me këtë rast, policia ka arrestuar një person të dyshuar mashkull kosovar, i cili aktualisht ndodhet në mbajtje për hetim të mëtejshëm.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika