Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar për një grabitje të armatosur që ndodhi në oborrin e një qendre tregtare në lagjen Veternik të kryeqytetit. Gjatë incidentit, dy persona janë plagosur.

Për ngjarjen është arrestuar një person, i cili po akuzohet për veprat penale të ‘’Grabitjes’’ dhe ‘’Mbajtjes së armëve të paautorizuara’’.

Ndërkohë, autoritetet po vazhdojnë kërkimin për të identifikuar dhe ndaluar personat që janë në arrati.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik, se Prokurori kujdestar është informuar nga Njësiti Policor se në lagjen Veternik të Prishtinës ka ndodhur rasti i ‘’Grabitjes’’ në oborrin e një qendre tregtare.

Ndërkohë hetuesit policor në bashkëpunim me Prokurorin e shtetit kanë ndaluar një (1) person për vepër penale ‘Grabitja’ nga neni 317 dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ nga neni 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe Prokuroria Themelore vazhdon ndjekjen e personave të cilët ndodhen në arrat”, thuhet në njoftim.