Grabitje e armatosur në Ferizaj, dyshohet se u vodhën rreth 30 mijë euro në një këmbimore

Sot në mesditë në një këmbimore në rrugën “Sali Qeku” në Ferizaj ka ndodhur një grabitje e armatosur

Uniforma e policisë së Kosovës

Një person i maskuar nën kërcënimin e armës së zjarrit ka grabitur një shumë të parave në një këmbimore në rrugën “Sali Qeku” në Ferizaj.

Rastin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për këtë rajon, Kanun Veseli.

“Menjëherë ekipe të policisë, policë të rendit, hetues të stacionit, si dhe hetuesit dhe krimteknikët rajonalë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë marrë masat e nevojshme të hetimit për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit e kësaj ngjarjeje”, ka thënë Veseli.

Ai tha se në momentin e grabitjes ka qenë duke punuar një punëtor i moshës 30-vjeçar. Nuk raportohet për lëndime.

“Me datën 27.03.2024 rreth orës 12:20 kemi pranuar një informacion se në një këmbimore, e cila gjendet ne rrugën ‘Sali Qeku’ në Ferizaj, dyshohet se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit (pistoletë) arrin të marrë (grabitë)një shumë të caktuar të parave dhe të largohet në drejtim të panjohur. Menjëherë ekipe të policisë, policë të rendit, hetues të stacionit, si dhe hetuesit dhe krimteknikët rajonalë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë marrë masat e nevojshme të hetimit për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit e kësaj ngjarjeje”, shtoi Veseli.

Veseli më tej potencoi se “Për të gjitha këto veprime është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj. Në momentin e grabitjes ka qenë duke punuar një punëtor, i moshës 30 vjeçar dhe nuk raportohet për lëndime. Dyshohet se janë grabitur rreth 30 mijë euro. Për informata tjera do të njoftoheni me kohë”, ka deklaruar ai.

 

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika