Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Shakovicë të Podujevës

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë në një pompë të derivateve në Shakovicë të Podujevës

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e vona të së dielës ka ndodhur një grabitje e armatosur në një pompë të derivateve në fshatin Shakovicë të Podujevës.

Sipas policisë, të dyshuarit ishin të maskuar dhe se ishin tre persona.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se përderisa ishte në vendin e punës në një pikë derivatesh, së bashku me tre dëshmitarët tjerë meshkuj kosovarë, aty kishin hyrë tre të dyshuar deri me tani të panjohur, të maskuar, dy prej tyre të armatosur dhe nën kanosjen e armëve kanë grabitur para, e me pas me një veturë kanë ikur nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova, e artë në Grand Slamin e Bakusë

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka fituar medaljen e artë ne Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit Gjakova e mposhti gjeorgjianen...

Distria e Nora në finale, sigurojnë medalje në Grand Slamin...

Kampionet olimpike, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, janë kualifikuar në finale të Grand Slamit të xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit. Xhudistja kosovare,...

Maqedonci: Uniforma e FSK-së është trashëgimi e vlerës së atyre...

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë ceremonisë së diplomimit të rekrutëve të FSK-së, ka kujtuar kohën e mbajtjes së uniformës, e të cilën, ai...

Të fundit nga rubrika