Grabitje e armatosur në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në rrugën "Nazim Gafurri" ka ndodhur një grabitje e armatosur pranë një institucioni mikrofinanciar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, ka ndodhur një grabitje nën kërcënimin të armës në një institucion mikrofinanciar.

Rastin e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës në Rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 14:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën ‘Nazim Gafurri’ në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit, policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshohet se një personi i dyshuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë parash. Policia ka iniciuar një hetim  lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore, me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, thuhet në përgjigjen e Ahmetit.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika