Grabitje e armatosur në Prishtinë, plagoset një person

Pamje nga vendi i ngjarjes, 17 mars 2025.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është plagosur gjatë një grabitje të armatosur që ka ndodhur në lagjen “Veternik” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinë, Flora Ahemeti, ka konfirmuar rastin për Dukagjinin, duke theksuar se fillimisht u raportua për të shtëna me armë në lagjen Veternik të Prishtinës, ku një person ka mbetur i plagosur.

Sipas të dhënave të deritanishme, dyshohet se grabitja e armatosur ka ndodhur ndaj pjesëtarëve që po siguronin një furgon që transportonte para.

Personi i lënduar është dërguar menjëherë për tretman mjekësor.

Hetuesit policorë, në koordinim me Prokurorinë, janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika