Grabitje me armë në një lokal në Fushë Kosovë, dy persona të maskuar i marrin viktimës kuletën e telefonin
Një grabitje e armatosur ka ndodhur të hënën në orët e para të mëngjesit në Fushë Kosovë, brenda një lokali. Policia ka njoftuar të martën se dy persona të maskuar kanë hyrë në lokal dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit dhe një shufre metalike, kanë grabitur një burrë. Sipas Policisë, njëri nga grabitësit ka […]
Një grabitje e armatosur ka ndodhur të hënën në orët e para të mëngjesit në Fushë Kosovë, brenda një lokali.
Policia ka njoftuar të martën se dy persona të maskuar kanë hyrë në lokal dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit dhe një shufre metalike, kanë grabitur një burrë.
Sipas Policisë, njëri nga grabitësit ka qenë i armatosur me pistoletë, ndërsa tjetri ka mbajtur një shufër metalike.
Ata i kanë marrë viktimës kuletën, telefonin dhe një shumë të konsiderueshme parash.
Pas grabitjes, të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht janë në kërkim.
“Raportohet se dy persona të dyshuar të maskuar, njëri prej tyre i armatosur me armë pistoletë dhe tjetri me një shufër metalike kanë hyrë brenda lokalit ku nga viktima mashkull nën kërcimin e armës kanë arritur që të grabisin kuletën, telefonin dhe nje shumë të konsiderushme të hollave. Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin e PK-së.
Rasti po hetohet nga njësitet kompetente të Policisë.















