Në Korreticë të Epërme të Drenasit ka ndodhur një grabitje të shtunën rreth orës 01:19.

Policia në raportin 24 orësh njofton se një person i dyshuar i maskuar nën kërcënimin e një mjeti të fortë ka kryer grabitje në një pompë të derivateve.

“Është raportuar se një i dyshuar i maskuar, nën kërcënimin e një mjeti të fortë në një pompë të derivateve i ka grabitur viktimës m/k para dhe është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin policor.

Rasti vazhdon të hetohet nga organet e rendit.