Grabovci: Në vendin tonë është bërë e lehtë t’i thuash tjetrit kriminel e të mos i vuash pasojat
Ish-deputeti i PDK-së, Adem Grabovci, ka thënë se në Kosovë shumë lehtë mund ta quash tjetrin kriminel e vrasës, e të mos marrësh përgjegjësi. Ai në “Five” të RTV Dukagjinit, tha se pasojat e akuzave të rrejshme gjithmonë i vuan familja e të apostrofuarit. “Në vendin tonë është bërë lehtë të quhet njeriu tradhtar, kur […]
Ish-deputeti i PDK-së, Adem Grabovci, ka thënë se në Kosovë shumë lehtë mund ta quash tjetrin kriminel e vrasës, e të mos marrësh përgjegjësi.
Ai në “Five” të RTV Dukagjinit, tha se pasojat e akuzave të rrejshme gjithmonë i vuan familja e të apostrofuarit.
“Në vendin tonë është bërë lehtë të quhet njeriu tradhtar, kur t’i thu dikuj, kriminel, vrasës, keqpërdorues, është e rëndë. Vetëm në vendin tonë mundesh ta akuzosh dikë tjetër dhe të mos mbash përgjegjësi. Pasojat që përballet tjetri, detyrohet të vuajë, t’ia shkatërrojë edhe familjen e jetën, nuk brengoset askush”, tha ai.
Ai foli edhe për “Rrugën e Kombit”, për të cilën tha se është krenaria e vendit.
“Absolutisht, ajo është kryevepra që ka ndodhë në Kosovë, i ka bashku dy shtete. Orientimi ka qenë zhvillimi ekonomik dhe përafrimi kombëtar, nuk është quajtur rastësisht rruga e kombit. Është vlerësuar me standardet më të larta në regjion”, tha ai.















