Grafite të shkruara kundër rendit kushtetues, policia heton rastin në Leposaviq

Njësitet policore gjatë patrullimit në muret e disa shtëpive kanë vërejtur disa grafitë të shkruara me përmbajtje kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë patrullimit në Leposaviq, kanë vërejtur disa grafite të shkruara nëpër muret e disa shtëpive e që të njëjtat kanë përmbajtje kundër rendit kushtetues të Kosovës.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se rasti vazhdon të hetohet nga ekipet përkatëse të hetuesisë.

I njëjti rast raportohet të ketë ndodhur të mërkurën e gjashtë shtatorit.

Policia këtë në raportin e saj e ka cilësuar si “sulm kundër rendit kushtetues”.

“Njësitet policore gjatë patrullimit në muret e disa shtëpive kanë vërejtur disa grafite të shkruara me përmbajtje kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga ekipet përkatëse te hetuesisë”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika