“Grafitet e protestat në veri, mesazh për tensione”

Afrim Veseli, ish-kolonel i FSK-së, ka thënë se grafitet e shkruara dhe protesta në veri janë një mesazh për institucionet e Kosovës e të cilat kanë për qëllim destabilizimin

Në katër komunat veriore të Kosovës, me shumicë serbe, janë parë të dielën disa grafite të reja me mesazhet “Kur të kthehet ushtria në Kosovë, Brigada e Veriut jeton”.

Lidhur me këtë, Afrim Veseli, ish-kolonel i FSK-së, ka thënë se këto grafite e protesta në veri janë një mesazh për institucionet e Kosovës, të cilat kanë për qëllim destabilizimin në veri.

“Përmes atyre grafiteve, atyre thirrjeve të bëjë një zgjim te qytetarët serbë, një mesazh për institucionet e Kosovës pas fitores më 24 shtator në Banjskë, protesta e sotme po ashtu, në vazhdën e gjithë kësaj, është një indikacion që ata do të fillojnë me skenarë të caktuara me qëllim të destabilizimit të veriut të vendit, për të dërguar mesazhe politike gjoja së serbët e Kosovës janë të rrezikuar. Ata që deri dje që sigurisht edhe sot nëpër xhepat e palltove të tyre i kanë fotografitë e Putinit, kishin dalë duke thënë Amerikë na mbrojë”, tha Veseli në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini.

Sadiku: Nuk na befasojnë më as grafitet

Në anën tjetër, Skender Sadiku, zëvendëskryesues në Mitrovicën e Veriut, ka thënë se këto grafite më nuk i befasojnë qytetarët. Ai shton se derisa janë vetëm grafite të shkruara në cepa të rrugëve, janë të përballueshme.

“Më nuk na befasojnë as grafitet, ato janë thuajse të tifo grupeve, janë disa fansa që janë të ndarë, veriu, jugu, Birgadë veriore, shpresoj që janë veç fundi i këtyre gjërave. Shpresoj që kanë mbetur vetëm si parolla boshe. Derisa janë vetëm grafite të shkruara janë disi të përballueshme. Nuk ka frikë, thuajse jemi bërë imun. Ishte një protestë paqësore pa telashe… dalëngadalë edhe frika te komuniteti serb është veçse duke u larguar”, u shpreh Sadiku në një linjë direkte.

Ibishi: Qytetarët s’duhet të shqetësohen për sigurinë

Kurse, Ismet Ibishi, ish-ushtarak i UÇK-së, thotë se qytetarët nuk duhet të shqetësohen për çështjen e sigurisë territoriale, ngase, sipas tij, është e drejtë e rezervuar e NATO-s, përmes trupave të KFOR-it.

Ai thekson se ndonëse mund të ketë tendenca për destabilizim, megjithatë situata menaxhohet me një siguri të lartë.

“Çështja e sigurisë territoriale është e drejtë e rezervuar e NATO-s. Tendencat ruso-serbe janë aq aktive në disa vende të Ballkanit që të krijojnë krizë, atë e dimë dhe duhet e jam i sigurt që kemi krijuar një numër të mjaftueshëm që e kanë zëvendësuar atë numër të policisë, kurse tash është një situatë krejtësisht më ndryshe, më e lehtë.  Nuk ka asnjë shqetësim, tendenca do të ketë, ka pasur dhe do të ketë edhe më tepër, por situata menaxhohet me një siguri të lartë”, shtoi ai.

 

Shija e redaktorit

Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë...

Konkursi për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter” u mbajt më 4 maj, dhe siç nënkuptohet edhe atë ditë do të...

Trepça triumfon në finalen e parë me rikthim ndaj Yllit

Finalja e parë e “Play-off”-it i ka takuar Trepçës. Mitrovicasit edhe pse ishin duke humbur me 13 pikë dallim, të përkrahur nga tifozët kanë...

Kamberi: Pas Malit të Zi edhe Maqedonia e Veriut po...

Analisti politik, Belgzim Kamberi, ka thënë se fitorja bindëse e VMRO-DPMNE-së, nuk është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe as për Bashkimin Evropian...

Të fundit nga rubrika