Grainca thotë se Ibrahim Rugova mbetet ati i Pavarësisë së Kosovës, pavarësisht se a pëlqehet apo jo

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Blerim Grainca, ka theksuar rolin e pazëvendësueshëm të Ibrahim Rugovës në historinë e shtetit të Kosovës.

I ftuar në Debat Plus, Grainca tha se “kur flasim për Rugovën, së pari duhet të konstatojmë se jemi shumë të vegjël për t’u marrë me personalitetin dhe figurën e tij historike”.

“Për shumicën e popullit shqiptar, ai vazhdon të mbetet ati i Pavarësisë së Kosovës, e deshti dikush apo s’e deshti,” u shpreh Grainca.

Ai vlerësoi veçanërisht kontributin e Rugovës në fushën e arsimit, duke theksuar se sukseset e asaj periudhe nuk mund të maten me viktima, por me numrin e nxënësve dhe studentëve që arritën të diplomonin në kushte jashtëzakonisht të vështira.

“Suksesi i arsimit nuk matet me viktima, por me numrin e nxënësve që kanë arritur të diplomojnë në ato kushte të rënda. Ideja ishte të ndërtohej një sistem që prodhon aq sa mundet”, tha ai.

Sipas Graincës, sa herë që flitet për sukseset e Kosovës, emri i Ibrahim Rugovës është i pashmangshëm, pavarësisht bindjeve personale apo politike.

“Sa herë flitet për suksesin e Kosovës, emri i Ibrahim Rugovës është i pashmangshëm. E pëlqeu apo s’e pëlqeu dikush. Sa herë flitet për institucionet, flitet për Rugovën si themeltar i atyre institucioneve”, theksoi ai.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika