Gramos Hashani zgjidhet kryeshef ekzekutiv i KEK-ut
Gramos Hashani është zgjedhur kryeshef ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës, pas një procesi të hapur dhe konkurrues të zhvilluar nga Bordi i Drejtorëve. Sipas njoftimit zyrtar, përzgjedhja e Hashanit është bërë në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, duke përfshirë vlerësimin dhe intervistimin e të gjithë kandidatëve që kanë plotësuar kriteret e konkursit. “Bordi […]
Gramos Hashani është zgjedhur kryeshef ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës, pas një procesi të hapur dhe konkurrues të zhvilluar nga Bordi i Drejtorëve.
Sipas njoftimit zyrtar, përzgjedhja e Hashanit është bërë në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, duke përfshirë vlerësimin dhe intervistimin e të gjithë kandidatëve që kanë plotësuar kriteret e konkursit.
“Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a. njofton se, pas përfundimit të një procesi të hapur, transparent dhe konkurrues, ka përzgjedhur z. Gramos Hashani për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës.















