Zvicra e ka nisur jashtëzakonisht mirë Kampionatin Evropian që po mbahet në Gjermani.

“Helvetikët” triumfuan 1:3 ndaj Hungarisë në ndeshjen e cila u zhvillua në “RheinEnergieStadion” të Kolnit.

E Granit Xhaka pati një paraqitje fantastike, ashtu si tërë këtë sezon, shkruan Gazeta Express.

Këto janë disa nga statistikat e Xhakës:

Më së shumti prekje (99)

Shumica e pasimeve të përfunduara (79/88)

Më së shumti pasime në zonën e kundërshtarit (23)

Më së shumti raste të krijuara (4)

Më së shumti ndërhyrje (3)

100% duele ajrore të fituara (2/2)

86% duele të fituara (6/7)

Zvicra fiton bindshëm ndaj Hungarisë