Gratë nga komunitetet kërkojnë më shumë përkujdesje nga shteti

Të ndryshme janë kërkesat e grave në Ditën Ndërkombëtare për të drejta të tyre. Derisa, ato të komuniteteve rom ashkali e egjiptian, kërkojnë kushte më të mira të jetesës, tregojnë se shpesh në mungesë të të ardhurave financiare detyrohen edhe të kërkojnë lëmoshë

Bedrie Kurtishi, banore e lagjes 29 në Fushë Kosovë, tash e shumë vite jeton në kushte të rënda ekonomike. Në këtë 8 mars, ajo nuk kërkon as lule e as urim, por ka vetëm një kërkesë, që dikush t’i ndihmojë me blerjen e barnave, për tu shëruar nga sëmundjet që vuan.

“Kushtet nuk i kemi, kurgjo jo, pension jo social, jo prej unazave jam sëmurë, gurët i kam, skam me cka me marr kurgjo, qe shikoni vet, skam me çka me i marr këto kokrra, qëto ilaqe”, ka thënë Kurtishi.

Ajo thotë se institucionet po interesohen fare pak për komunitetet rom, ashkali e egjiptian, për çka edhe shpesh po detyrohen të kërkojnë lëmoshë në rrugë.

“Me hanger me pi, dru jo kurgjo jo, social jo, kur po jam e sëmure po dal, me zgjat dorën, drejt me të tregu se s’mundem me te rrejt”, ka thënë tutje ajo.

Lagjja 29 në këtë komunë është e banuar kryesisht me komunitete rom, ashkali e egjiptian, dhe as në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, nuk u panë lule duke u shitur.

Por, pak metra nga aty, në Prishtinë, realiteti është ndryshe. Madje, edhe kërkesat e grave ndryshojnë nga ajo që kishte Bedrie Kurtishi.

“Së pari për pensionera mundemi me fol, që duhet me u rrit pensionet, ato janë shumë sene, këto për neve si pensionera kjo është më e rëndësishmja”, ka thënë qytetarja tjetër, Biserka Jakupi.

“Unë  e kam një kërkesë jam specializante e stomatologjisë, jena me vetëfinancim, në fakt një pjesë marrin subvencione një pjesë tjetër jo, kërkesa ish kanë që me u rregullu njëherë e mire, specializantët e stomatologjisë dhe të mjekësisë përgjithshme me qenë një lloj barazimi”, ka thënë Kaltrina Vokshi , qytetare.

8 marsi është Dita Ndërkombëtare e Gruas, e edhe në këtë vit, ani se Kosova qëndron larg respektimit të të drejtave të grave, lulet ishin dominante në sheshet e kryeqytetit.

Por,  jo vetëm në Kosovë është problem respektimi i të drejtave të grave dhe hendeku gjinor.

Sipas raportit të 2022-s të Forumit Ekonomik Global, bazuar në praktikat aktuale do të duhen edhe 132 vjet që të arrihet barazi e plotë gjinore.

Shija e redaktorit

Radio Dukagjini i’a qet “Pikën”

Radio Dukagjini po vjen me skemë të re programore. “Pikë”, është një ndër emisionet më të reja që do të filloj në kuadër të kësaj...

Më 30 mars në librarinë “Dukagjini” mbahet promovimi i librit...

Më 30 mars, e enjte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini” do të mbahet promovimi i librit “Pse s'ma ka thënë njeri më parë”, i...

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët; “Dardanët” nisin mbarë kualifikimet për...

Kosova pati një paraqitje solide në ndeshjen e parë të Grupit I në kualifikimet për “Euro 2024”. Në një ndeshje me emocione, Kosova arriti të...

Të fundit nga rubrika