Grenell e mban përgjegjës Swartzin për arrestimin e Thaçit, përpos shkarkimit kërkon të ndiqet edhe penalisht

Në një nga vendimet e para të presidentit Trump ishte edhe largimi i Bruce Swartzit nga Departamenti i Drejtësisë. Ai ishte përgjegjës për gjykatat ndërkombëtare.

Grenell përpos Jack Smithit, e kishte akuzuar edhe Bruce Swartz për aktakuzën ndaj Thaçit.

Sipas Grenell, pikërisht ky person e informoi Jack Smithin dhe pastaj ky i fundit nga frika se do ta humbas vendin e punës, i kishte ngritur aktakuzën presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Gjatë ditës së sotme, i dërguari presidencial për misione speciale në mbarë botën, Richard Grenell, ka reaguar për këtë çështje dhe përsëri e ka përmendur Bruce Swartzin.

“Bruce Schwartz minoi Donald Trumpin dhe politikën e jashtme të SHBA-së ndërsa punonte në DoJ”, ka shkruar Grenell në X.

Grenell e mban përgjegjës Swartzin për arrestimin e Thaçit dhe përpos shkarkimit, ai kërkon që të mbahet penalisht përgjegjës për veprimet e tij.

“Unë i thashë atij informacione private rreth negociatave (ai ka një leje për TS) dhe ai e përdori atë për të nxjerrë Jack Smith në Hagë – dhe Jack e paditi Thaçin për shkak të saj. Ai duhet të hetohet dhe të ndiqet penalisht”, ka thënë në fund të reagimit të tij, Richard Grenell.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika